Paratë e sekuestruara

Kronikë

Korçë/ Nuk deklaroi 30 mijë euro nis hetimi për 66-vjeçarin

15 Maj, 11:30| Përditesimi: 15 Maj, 11:32

  • Share

Korçë- Një 66-vjeçar do të hetohet në gjendje të lirë pasi nuk deklaroi 30 500 euro në pikën kufitare të Kapshticës.

Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se shuma e parave iu gjet pas kontrolleve të kryera në makinën e 66-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë intensifikuar kontrollet për goditjen e paligjshmërive në kufi. Në këtë kuadër, në bashkëpunim me autoritetet doganore, në PKK Kapshticë, në dalje, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin B. S.

Gjatë kontrollit u gjetën 30 500 euro, të cilat ky shtetas po tentonte t’i nxirrte nga Shqipëria, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.          

 Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. S., 66 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë".    

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Besoni se qeveria Rama 4 do të përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?