Pamje nga operacioni antidrogë në Korçë

Kronikë

Korçë/ Operacion antidrogë, 2 të arrestuar dhe disa të shoqëruar! Sekuestrohet dhe një sasi kokaine

15 Maj, 20:02| Përditesimi: 15 Maj, 20:07

  • Share

Korçë- Operacion antidrogë në Korçë, vihen në pranga nga policia disa persona të dyshuar.

Burime policore bëjnë me dije se aksioni ka startuar prej mëngjesit të sotëm (15 maj), i shtrirë në disa zona të qytetit juglindor, ku dyshohej se zhvillohej ky aktivitet i paligjshëm.

Deri në këto momente, në pranga kanë rënë 2 persona, janë shoqëruar edhe disa të tjerë për t'u marrë në pyetje, ndërsa operacioni është ende në zhvillim.

Nga kontrollet e kryera në mjete dhe banesat e shtetasve të arrestuar, janë sekuestruar një sasi lëndësh narkotike, përfshirë kokainë, të ndara në doza.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Besoni se qeveria Rama 4 do të përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?