Korçë- Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme (30 Janar) në ambientet e Shërbimit të Dializës në Korçë. Sipas informacioneve paraprake, një pacient i identifikuar si Kujtim Mero ka hyrë brenda ambienteve të këtij shërbimi, me një bidon benzinë, duke kërcënuar se do t’i vinte flakën vetes dhe repartit.
Në momentin e ngjarjes ka qenë prezent stafi mjekësor dhe disa pacientë, por fatmirësisht pati një ndërhyrje të menjëhershme edhe të forcave të policisë, të cilat bënë të mundur parandalimin e tragjedisë.
Shërbimi i Dializës është dhënë me koncesion. Koncesionari tani është i kompanisë Diaverium por më parë ky shërbim ofrohej nga Spitali Amerikan i Klodjan Allajbeut. Mero është shoqëruar në Komisariatin e Korçës për veprime të mëtejshme proceduriale, me qëllim sqarimin e dinamikës dhe shkaqeve të këtij akti, që për fat të mirë nuk shkoi në fatalitet apo dëme fizike.
Në një kontakt telefonik me drejtuesen e repartit të Hemiodializës Korçë, Fiodora Fili, kjo e fundit ka refuzuar të japë detaje mbi ngjarjen e sotme (30 janar), ku pacienti tentoi ti jepte fund jetës brenda këtij reparti.
Dyshohet se ngjarja ka lidhje me shërbimin shëndetësor që Kujtim Mero merr si pacient i dializës. Sipas informacioneve nga grupi hetimor shtetasi Kujtim Mero është shoqëruar disa herë në komisariat pasi paraqet në dukje edhe probleme të shëndetit mendor dhe shpeshherë konfliktohet me mjekët dhe infermierët e repartit te hemiodializës. Sipas te njëjtave burime bëhet e ditur se ai së pari ka nisur ti bërtasë mjekëve dhe më pas ka nxjerr shishen e benzinës në formë kërcënimi më pas stafi i ketij reparti ka komunikuar sallën operative. Në momentin që ka vajtur patrulla e policisë ai ka nxjerr shishen e benzinës dhe ka kërcënuar se do i vinte zjarrin vetes dhe vëndit. Menjëherë aty është bërë dhe shoqërimi në ambjentet e komisariatit të Korces te kërij shtetasi.
Burime nga qendra e hemiodializes bëjnë të ditur se Kujtim Mero nuk ka pranuar të ulet në një tjetër vend për të kryer procesin e dializes pasi paisja që kryente kontrollin ka qenë e dëmtuar dhe nga mjeket u pa e nevojshme ti ndërrohet vendi, por ky i fundit nuk ka pranuar duke krijuar më pas situatën.
Prej një jave Mero refuzonte të kryente dializën për këtë çështje dhe konfliktohet me stafin mjeksor, deri ditën e sotme ka shkuar i pergatitur me nje shishe benzine me vete per te krijuar situata. Pajisja sipas informacioneve ka rrëth nje jave qe nuk punonte, dhe kanë kërkuar që ta vendosin në pajisje të tjera por 65 vjecari nuk donte te nderronte vendin e tij.
Ky nuk eshtë rasti i parë ku ky pacient ka krijuar konflikte me bluzat e bardha te Korçës. Ndërkohë familjarët thonë se 65 vjeçari kishte vite që vuante nga depresioni.
Ndërkohë vite më parë një incident i ngjashëm ndodhi në spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut ku humbën jetën dy pacientë
Edhe Policia e Korçës pati një reagim për ngjarjen, me një njoftim:
“Sot, në spitalin e Korçës, në repartin e dializës, shtetasi K. M., pacient në këtë repart, ka tentuar të hedhë lëndë djegëse (benzinë), në ambientet e brendshme të spitalit. Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë dhe e pacientëve të tjerë ka bërë të mundur neutralizimin e këtij shtetasi, i cili u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, bëri me dije policia.
Ky nuk është incidenti i parë që ndodh në ambientet e Shërbimit të Dializës. Një ndër incidentet më të rënda është ajo e ndodhur në 2016 kur pas një konflikti për çështjen e ndarjes së ambjenteve dhe makinetave, një pacient vuri zjarrin pavionit të hemodializës në spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Për pasojë humbën jetën 2 pacientë
Çfarë ndodhi më 24 korrik 2016
Gjithçka nisi pas një konflikti për çështjen e ndarjes së ambjenteve dhe makinetave mes shtetasit Lefter Canaj 57 vjeç dhe Dashamir Saraçit 47-vjeç, që të dy pacientë me probleme shëndetësore me veshkat. Sipas policisë dhe dëshmitarëve, Lefter Canaj kishte qënë personi që shkaktoi tragjedinë. Pasi përfunduan seancën e terapisë, është ngritur në këmbë dhe është larguar nga dhoma e tij, drejt një dhome tjetër. Ndërkohë në duar mbante një bidon 1.5 litra, i cili ishte futur në ambjentet e spitalit, duke përdorur çantën e ushqimeve të pacientit. Canaj ka hyrë në dhomë ku po kryenin terapinë shtetasit Dashamir Saraçi, Sanie Sulaj dhe Hanife Mali dhe menjëherë ka derdhur benzinën mbi trupin e pacientit Saraçi. Dëshmitarët kanë treguar për policinë dhe prokurorinë e Tiranës se kishin menduar që Canaj ishte duke bërë shaka me Saraçin, duke e lagur me ujë. Kjo, pasi dhe vetë Saraçi nuk ka lëvizur për asnjë moment. Por shumë shpejt Canaj ka nxjerë nga xhepi çakmakun dhe ka ndezur benzinën, duke marë zjarr dhe vetë, e duke dëmtuar të gjithë pavjonin e hemodializës në Spitalin Amerikan.
Një video 5 minutëshe e sekuestruar nga prokuroria e Tiranës ka ndihmuar prokurorët të shohin të plotë tablonë e zjarrvënies së qëllimshme dhe të ndërtojnë dinamikën e krimit