Kronikë

Korçë/ Përfshihet nga flakët banesa, shkak një shkëndijë elektrike! Shkrumbohet nga zjarri edhe një shtëpi në Kolonjë! Shpëtojnë familjarët (VIDEO)

18 Dhjetor 2024, 09:13| Përditesimi: 18 Dhjetor 2024, 13:30

  • Share

Korçë-Një banesë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në Vloçisht të Maliqit, në Korçë.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se dyshohet paraprakisht që shkak i këtij zjarri të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

Aktualisht zjarrfikësja e këtij qyteti ka bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa fatmirësisht nuk raportohen dëme në njerëz.

'Rreth orës 07:50, në fshatin Vloçisht, Maliq, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit B. K. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.   

Ndërkohë, një tjetër banesë është përfshirë nga zjarri në fshatin Starje të Bashkisë Kolonjë, ditën e sotme.

Sipas informacioneve paraprake të siguruara nga shërbimi zjarrfikës dhe policia bëhet e ditur se banesa është djegur plotësisht, ndërsa familjarët kanë mundur të dalin në kohë.

Shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë për të shpëtuar të paktën stallën e bagëtive, e cila ndodhet ngjitur me banesën. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, policia është duke punuar për të zbardhur shkaqet.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?