Korçë/ Banesa përfshihet nga flakët, shkak shkëndija elektrike

29 Shtator, 17:59| Përditesimi: 29 Shtator, 18:26

  • Share

Korçë - Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr.3 të qytetit të Korçës.

Sipas informacioneve paraprake nga policia bëhet e ditur se banesa është e pabanuar, por dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht nga një shkëndije elektrike si pasojë e amortizimi të shtëpisë. Zjarri rrezikoi edhe një banesë ngjitur por ndërhyrja e menjëhershme e shërbimit zjarrfikës bëri të munduar shuarjen e flakëve.

Policia ndërkohë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes ndërsa paraprakisht dyshohet për një shkëndije elektrike.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?