Sociale

Korçë/ Personat me aftësi të kufizuara nuk marrin bonusin e fundvitit, protestojnë para Bashkisë

31 Dhjetor 2024, 16:45| Përditesimi: 31 Dhjetor 2024, 17:09

  • Share

Personat me aftësi të kufizuara dhe shoqëruesit e tyre protestuan këtë të martë përpara Bashkisë se Korçës, pasi nuk kanë marre bonusin e fundvitit me vlerë 15 mijë lek. Tryeza festive është e vakët për ta, për shkak të gjendjes së veshtire ekonomike.

Nga autoritetet lokale të cilat kanë mbajtur takim me përfaqësus të shoqatës së para dhe tetraplegjikeve është bërë e ditur se pagesa e bonusit do të bëhet në ditët e para të janarit, çka tregon se sot personat përftitues e kanë të pamundur te tërheqin bonusin.

Me vendimin e dates 26 dhjetor, Qeveria akordoi shpërblim për festat e fundvitit për 275 mijë familje dhe individë që përfitojnë nga skemat e programit social. Shuma prej 15 mijë lekësh (150 euro) u akordohet familjeve në nevojë, fëmijëve pa kujdes prindëror, individëve me status para apo tetraplegjikë dhe të verbërve.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?