KORÇË-Një 26-vjeçar është plagosur me thikë pak minuta më parë në qytetin e Korçës.
Sipas informacioneve paraprake, i riu i identifikuar si Kostandin Ziu, ka marrë plagë në qafë dhe është paraqitur vetë në spital. I plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Plagosja mësohet se ka ndodhur në lagjen 10 të qytetit të Korçës, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet në një mjet tip renault clio ku dyshohet të ketë ndodhur edhe konflikti afër mjetit.
Policia deri më tani ka kontrolluar ambiente në gjithë zonën e lagjes 10 ndërsa janë në punë e sipër për të identifikuar autorin e plagosjes. Gjendja e 26-vjeçarit sipas bluzavë të bardha është jashtë rrezikut për jetën por për shkak të plagës në pjesën e pasme të qafës, ka patur nevojë për ndërhyrje më të specializuar.
Gazetari i Report TV, Armand Braho, informon se nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes dhe as se kush e ka plagosur të riun.
Por paraprakisht policia dhe grupi hetimor po heton për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të saj, teksa pritet edhe dëshmia e 26-vjeçarit të plagosur.
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)