Korçë, plagoset një 65-vjeçar me mjete të forta, arrestohet autori

24 Qershor, 20:09| Përditesimi: 24 Qershor, 20:33

  • Share

Një 65 vjeçar është plagosur me mjete të forta sot në lagjen 15 të qytetit të Korçës.

Sipas informacioneve paraprake nga policia e Korçës bëhet e ditur se pasi ky shtetas është dërguar në spital është marrë në pyetje dhe gjatë dëshmisë së tij ka thënë se e ka dëmtuar një person tjetër që rezulton i njohur për të.

Për të zbardhur konfliktin policia ka shoqëruar në komisariat personin që sipas pretendimeve të shtetasit të dëmtuar është autori.

Njoftimi i Policisë:

Plagosi me mjete të forta një shtetas, falë reagimit në kohë të Policisë kapet dhe shoqërohet autori i dyshuar i ngjarjes.

Mbrëmjen e sotme, në lagjen nr. 15, shtetasi S. B., dyshohet se ka dëmtuar me mjete të forta shtetasin K. M., rreth 65 vjeç, i cili u dërgua për mjekim në spital.

Autori i dyshuar i ngjarjes ndodhet i shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?