Përndjekësi del nga burgu dhe plagos ish-të dashurën në fytyrë! Motra: I ka nxirë jetën pasi i dha fund lidhjes! Gjykata e Korçës e dënoi vetëm me 1.5 vite burg

6 Nëntor, 10:40| Përditesimi: 6 Nëntor, 16:03

  • Share

Manderina Çela mbeti e plagosur me thikë paraditen e së mërkurës në Korçë. Ajo po ecte në trotuar në lagjen nr 4, tek vendi i njohur “Trekëndëshi” kur iu vu pas ish- i dashuri, Ilia Cani. Pasi ajo i kërkoi të largohej, 41-vjeçari nxori thikën dhe e goditi, duke i shkaktuar plagë në mjekër dhe qafë. E reja u transportua në spitalin e Korcës, ku iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale.  Mjekët thanë se gjendja e së plagosurës paraqitet e stablizuar, ndërsa autori, një përndjekës e dhunues kronik u arrestua në flagrancë.

Motra e saj, Marjana Plaka rrëfen se Ilia ia nxinte jetën Mandarinës, e cila ishte pajisur me urdhër mbrojtjes. Përndjekja ka ardhur si pasojë e shkëputjes së marrëdhënies intime.

“E pashë që nga spitali, motra po kalonte rrugës së spitalit dhe ai i doli përpara, e shtriu në tokë dhe e goditi me thikë. Ka patur shumë probleme më përpara, e ndiqte prej 2 vitesh, pasi motra i dha fund lidhjes. Motra e kishte denoncuar tek policia, ajo u pajis me urdhër mbrojtje por vazhdonte përsëri ta përndiqte. Autori ishte në Greqi për 4 muaj, u kthye dhe filloi prapë ta ngacmonte. Ajo dilte për punën e saj, ai se linte rehat. Motra i thoshte mos më ndiq, se jam me burrë e fëmijë”, tha Marjana Plaka, motra e të plagosurës.

Policia e Korces bën të ditur se në dhjetor të vitit 2022, Ilia Cani ka qenë i arrestuar për përndjekjen e Mandarina Çelës dhe pasi kreu dënimin u lirua në Maj të 2024-ës. Gjykata e Korcës, i dha dënim minimal me një vite e gjysmë burgim, kur Kodi Penal, Neni 121-a parashikon dënimin deri në 4 vite burgim në rastet kur përndjekësi është ish-bashkëjetuesi apo personi që ka pasur lidhje shpirtërore me të dëmtuarën.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?