Korçë- Një aksident është shënuar sot në qytetin e Korçës, pranë shkollës 9-vjeçare ‘Sotir Gurra’.
Burime bëjnë me dije se një makinë ka përplasur një nxënës teksa ishte duke kaluar rrugën.
Pas aksidentit ambulanca ka transportuar nxënësin në spital. Raportohet se mituri ka pësuar tronditje psikologjike më shumë sesa lëndime.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.
Komento
Komente

Shyqyr o zot nuk pesoi gje femija, te shkuara o xhan .
Përgjigju