Korçë- Një 55-vjeçar mbeti i plagosur teksa ra nga skela ku po punonte në një shtëpi në ndërtim në Korçë, kurse pronari i objektit është shoqëruar në Komisariat për hetime.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 11:20 (25 korrik), në lagjen nr. 18. I plagosur mbeti P. S., i cili sipas policosë vendore dhe hetimeve paraprake të saj, “dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga skela, ndërkohë që po kryente punimi ndërtimi”, në banesën e qytetarit me inicialet G. S.
“Shtetasi P. S. po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Kurse G. S., u shoqërua në komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale”, bëri me dije policia vendore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Komente
