Një aksident rrugor është shënuar sot unazën e qytetit të Korçës.
Një makinë ka përplasur një grua, 51-vjeçe teksa lëvizte me biçikletë.
E lënduara, Estela Cipi, është dërguar në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesja e mjetit, Jonada Seati, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 16:10, në unazën e qytetit, shtetasja J. S., duke drejtuar automjetin, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasja E. C., 51 vjeçe, e cila u dërgua në spital dhe është jashtë rezikut për jetën.
Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.
Komente
