Pika kufitare e Kapshticës

Kronikë

Korçë/ Po ndihmonte një person të kalonte kufirin, arrestohet në Kapshticë 20-vjeçari algjerian

24 Qershor, 13:28| Përditesimi: 24 Qershor, 14:18

  • Share

Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit Korçë pas kontrolleve dhe masave të shtuara në qark dhe në kufi të gjelbër ka kapur dy algjerianë.

Sipas të dhënave, 20-vjeçari u arrestua për shkak se ndihmonte shtetas të tjerë të kalonin kufirin.

I riu u kap në pjesën afër pikës së kalimit kufitar të Kapshticës ndërsa po ndihmonte personin tjetër të kalonte kufirin.

Mësohet se shtetasi që po ndihmohej, u dërgua në qendrën e azilkërkuesve ku do ti nënshtrohet procedurave të tjera ndërsa i arrestuari ndodhet në drejtorinë e kufirit.

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë dhe me Prokurorinë e Korçës, bazuar në informacionet policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Lugina 3”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi algjerian:

A. B., 20 vjeç, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".  

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë algjerianë, ndihmonte emigrantë nga Vendet e Treta, kundrejt pagesës, që të hynin ilegalisht në Shqipëri, nëpërmjet kufirit tokësor me Greqinë, dhe më pas për të kaluar në vendet e BE-së, nëpërmjet Malit të Zi.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë", njoftoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A po zbatohet siç duhet rregullorja e re për plazhet publike në Shqipëri?