I riu i shpëtuar nga zjarrfikëset pasi rrëshqiti në shkëmb

Korçë/ Po ngjiste shkëmbin, i riu rrëshqet pranë Kishës në Drenovë! Forcat zjarrfikëse i vijnë në ndihmë

19 Gusht, 17:36| Përditesimi: 19 Gusht, 17:44

  • Share

KORÇË - Ndërhyrja në kohë e zjarrfikëses të Korçës shpëton një të ri që u rrëzua në afërsi të Kishës së Shën Konstandinit në Drenovë në Malin e Drenovës.

Sipas informacioneve mësohet se dy të rinj janë ngjitur në këtë kishë në këmbë por njëri prej tyre ka rrëshqitur.

I riu nuk ka mundur të dalë i vetëm nga shkëmbinjtë por menjëherë pasi u lajmërua zjarrfikësja, që ka bërë të mundur shpëtimin e të riut pa pasoja dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?