Kronikë

Korçë/ Po transportonin mallra kontrabandë nga Greqia, 2 të arrestuar, nën hetim 4 punonjës të doganës Kapshticë

20 Shkurt, 14:42| Përditesimi: 20 Shkurt, 14:58

  • Share

Korçë-Dy persona janë arrestuar nga policia e Korçës pasi u kapën duke transportuar mallra kontrabandë nga Greqia.

Ndërkohë nën hetim janë edhe 4 punonjës të Degës Doganore Kapshticë, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".  

Autorët u kapën në në flagrancë në aksin rrugor Kapshticë - Blilisht.

Gjatë operacionit, në aksin rrugor “Kapshticë – Blilisht”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetet me drejtues shtetasit L. N. dhe Xh. N. Gjatë kontrollit në këto 2 automjete, shërbimet e Policisë kanë gjetur veshje të ndryshme, të cilat dyshohet se janë futur në Shqipëri, pa kryer procedurat e zhdoganimit.    

"Në vijim të veprimeve për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit L. N., 24 vjeç dhe Xh. N., 24 vjeç, banues në Bilisht, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”.  

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit D. Ç., 46 vjeç (Drejtor i Degës Doganore Kapshticë), V. N., 38 vjeç (përgjegjës turni), K. P., 45 vjeç dhe R. M., 40 vjeç (doganierë), pasi dyshohet se nuk kanë kryer veprimet për zhdoganimin e mallrave, sipas ligjit", informoi sot policia.

Blutë sekuestruan veshjet, 2 automjete dhe 3 celularë. 

Operacioni u kodua "Mission failed".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?