Kronikë

Korçë/ Po transportonte drejt Tiranës 8 emigrantë nga vendet e treta, shpallet në kërkim 26-vjeçari

27 Qershor, 13:24| Përditesimi: 27 Qershor, 14:01

  • Share

Korçë- Një 26-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Korçës pasi u kap duke transportuar drejt Tiranës, 8 emigrantë nga Vendet e Treta.

I riu u konstatua nga shërbimet e Policisë në Qafë Plloçë dhe në momentin që pa këta të fundit 26- vjeçari në përpjekje për t'i shpëtuar policisë përplasi automjetin me barrierrën anësore të rrugës, dhe më pas u largua në këmbë, ë një terren malor.

Ndërkohë edhe emigrantët tentuan të arratisen, por u kapën nga blutë disa metra më larg.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas po transportonte emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës, organizuan punën për goditjen e këtij rasti.

Në kuadër të operacionit policor të koduar "Plloça", në Qafë Plloçë, Pogradec, u konstatua automjeti i dyshuar për transportimin e emigrantëve.   

Në momentin që drejtuesi i automjetit ka konstatuar shërbimet e Policisë, ai ka shtuar shpejtësinë dhe në tentativë për t’u larguar, e ka përplasur automjetin me barrierrën anësore të rrugës, më pas ka braktisur automjetin dhe është larguar me këmbë, në një terren malor.  

8 emigrantët kanë tentuar të largohen, por janë kapur nga shërbimet e Policisë, disa metra më larg. 

Nga veprimet hetimore të kryera nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë, u identifikua drejtuesi i automjetit, shtetasi K. F. allias K. P.,  26 vjeç, banues në Maliq, i cili u shpall në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Vijon puna për kapjen e tij. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme..

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rinumërimi i Tiranës, a e rrëzoi pretendimin e Berishës për manipulim?