Një 48-vjeçar është vënë në pranga nga policia, teksa transportonte një sasi të konsiderueshme produkti ushqimor të kontrabanduar. Në pranga ka rënë edhe një doganier në pikën kufitare të Kapshticës, pasi dyshohet se lejoi kalimin e sasisë së produktit, në mënyrë të paligjshme.
Marjo Taraj doganier i pikën e kalimit kufitarë të Kapshticës u arrestua për shpërdorim detyre pasi lejoi që Astrit Murataj të kalonte mall kontrabandë në kufi.
179 kuti me djath kaçkavall Guda u kapën në aksin Korçë-Bilisht pranë fshatit Dishnicë, në një mjet që drejtohej nga Astrit Murataj.
Më pas u arrestua doganieri Taraj që ishte në pikën kufitare kur ka kaluar mallin. Ai akuzohet se duke shpërdoruar detyrën ka lejuar mallin të futet në tokën Shqiptare pa kryer detyrimet doganore.
Mario Taraj kermill qe zvarritej prej vitesh. Burg per kete individ qe me mbeshtetjen e titullarit kujtoi se u be deti kos
Përgjigju