Korçë/ Poeti Skënder Rusi përkujtohet me mbrëmje poetike në 72-vjetorin e lindjes! I biri: Dorëshkrimet dhe poezitë e pabotuara së shpejti në treg

17 Korrik, 09:39| Përditesimi: 17 Korrik, 10:06

  • Share

Poetët meritojnë të kenë vetëm ditëlindje dhe për këtë arsye në ditën e 72-vjetorit të lindjes së poetit të ndjerë Skënder Rusi, i cili u nda nga jeta në 31 maj të këtij viti u zhvillua dhe një mbrëmje poetike pjesë e të cilës ishin familjarë, miq dhe kolegë të lirikut korçar.

Djali i tij përkthyesi dhe shkrimtari Eris Rusi tha se në këtë përvjetor mungon njeriu por jo shpirti i tij. Gjithashtu Rusi dha lajmin se dorëshkrimet dhe poezitë e krijuara dhe pabotuara nga poeti pritet të sillen së shpejti për të gjithë artëdashësit.

Dekania e fakultetit të edukimit në Universitetin e Korçës, Jonela Spaho tha se poeti i mungon shumë Korçës. Gjithashtu sipas saj ai është në çdo varg dhe në çdo tingull për qytetin që i ofroi vlera.

Profesori universitar dhe një nga miqtë e poetit, Ilir Shyta duke përmendur vargjet e Mikele Hernandes tha se poetët nuk vdesin asnjëherë.

Si një figurë frymëzuese dhe një lirikë thellues është konsideruar nga ana e Ada Bardhylit drejtoreshës së librit dhe leximit liriku korcar Skënder Rusi. Teksa ka folur për Varg Festval i cili po mbahet në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Korça ishte destinacioni i 2 i varg festival pas Pogradecit nga ku dhe nisi festivali i poezisë i cili do të shëtisë në disa vende të ndryshme të Shqipërisë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?