Tragjike në Korçë/ Nënë e bijë 5 ditë të vdekura në banesë! Vajza pësoi infarkt, më pas ndërroi jetë e ëma e paralizuar! I gjeti djali që erdhi nga Greqia (VIDEO)

1 Shkurt, 17:13| Përditesimi: 1 Shkurt, 20:53

  • Share

E moshuara Eleni Vangjeli dhe vajza e saj Ornela janë gjetur të pajeta në banesën e tyre në lagjen 17 të qytetit të Korçës ku dyshohet se mund të kenë vdekur para 5 ditësh.

75-vjeçarja ishte e paralizuar dhe për të kujdesej vajza e saj 54 vjeçe, me profesion mësuese. Burime për Report TV bëjnë me dije se dyshohet që 54-vjeçarja të ketë ndërruar jetë e para si pasojë e një arresti kardiak, e më pas nëna e saj paralizuar, për shkak se ishte e paralizuar dhe nuk mund të kujdesej për veten.

Të dyja raportohet se kanë humbur jetën nga shkaqet natyrale, pasi nuk janë konstatuar shenja dhune.

Dyshimet e para janë se ato mund të kenë ndërruar jetën prej së dielës, ditë edhe kur i kanë humbur kontaktet me familjarët.

I biri emigrant në Greqi tentonte t’i telefononte, por prej ditësh askush nuk i përgjigjej, duke bërë që të merrte rrugën për në atdhe ku dhe u përball me dramën familjare.

Dera e familjes Vangjeli e mbyllur nga brenda është hapur me forcë nga shërbimi zjarrfikës që bashkë me djalin e familjes i cili gjetën të pajeta nënë dhe motrën.

Report tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes ku grupi hetimor po punon për mbledhjen e provave. 

1706806115_page.jpg

Vajza Ornela dhe e ëma Eleni

Ora 19:32
'Më tha se kishte mamanë në spital prej vështirësive në frymëmarrje', fqinja tregon kontaktin e fundit me Ornelën: I erdhën edhe kolegët në shtëpi

Dhorkë Lulani, fqinja e nënë e bijë që u gjetën të vdekura në banesën e tyre në Korçë tregon se ka shkuar gjatë këtyre ditëve në banesën e tyre, por dera nuk është hapur.

“Me Ornelën kam komunikuar të shtunë, ajo më tha që kishte shtruar nënën e saj në spital sepse kishte vështirësi në frymëmarrje. Ornela më kërkoi të shihja nëse e kishte mbyllur derën e banesës së saj apo e kishte lënë hapur. Unë shkova kontrollova derën e shtëpisë së saj dhe i thashë që derën e ke të mbyllur.

Gjatë këtyre ditëve kur kam dalë nga shtëpia kam trokitur tek dera e Ornelës por nuk më është përgjigjur njeri edhe pse kur kam parë derën nga afër më është dukur sikur brenda kishte çelës.

U shqetësova sepse me Ornelën nuk po kontaktoja më. Ornela ishte edukatore në Vithkuq, dje dhe sot erdhën kolegët e punës për ta kërkuar, trokitën edhe ata por dera nuk u hap.

Unë mora në tel edhe mbesën e tyre por as ajo nuk dinte gjë. Sot erdhi djali nga Greqia, tentoi të hapte derën por dera ishte e mbyllur nga brenda. Më pas me ndihmën e zjarrfikëses dhe policisë dera u hap por i gjetën të pajeta.”

Ora 17:55
Korçë/ U gjet e pajetë në banesë bashkë me të ëmën e paralizuar, 54 vjeçarja ishte mësuese në fshatin Vithkuq

1706806700_korce.jpg

Ornela Vangjeli 54 vjeçarja që u gjet e pajetë bashkë me nënën e saj në banesën e tyre në Korçë ishte mësuese në fshatin Vithkuq. Ajo kujdesej për të ëmën e paralizuar deri ditën kur pësoi infarkt.

Ora 17:38
Korçë/ Kush janë nënë e bijë që u gjetën pajetë në banesë, djali erdhi nga Greqia se nuk iu përgjigjën në telefon dhe i gjeti të vdekura (EMRAT-FOTO)

1706806115_page.jpg

Vajza Ornela dhe e ëma Eleni

Eleni dhe Ornela Vangjeli, nënë e bijë, nuk u përgjigjeshin në telefon familjarëve të tyre prej pesë ditësh, ndërsa ditën e sotme janë gjetur pa shenja jete në banesën e tyre në Korçë. Djali i cili jetonte dhe punonte në Greqi duke mos u lidhur në telefon me to, u nis për Shqipëri, për t'u përballur me fatkeqësinë që kishte ndodhur. 

Ora 17:23
E trishtë në Korçë/ 54-vjeçarja që kujdesej për mamanë e paralizuar ka pësuar infarkt, më pas ka ndërruar jetë e ëma! Pesë ditë të vdekura në banesë

 

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Korçë. Report Tv mëson përmes burimeve se nënë e bijë jetonin bashkë në banesën që u gjetën pa shenja jete, kurse e moshuara ishte e paralizuar dhe nuk mund të lëvizte dhe kujdesej për veten. Vajza e saj e vetmja që kujdesej për të dyshohet se mund të ketë pësuar arrest kardiak dhe gjatë kësaj kohe e moshuara nuk ka pasur mundësi reagimi derisa ka ndërruar jetë. Nga grupi hetimor bëhet e ditur se banesa ishte plotësisht e mbyllur nga brenda dhe nënë e bijë kanë qëndruar të vdekura për pesë ditë në banesë.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Albania: 02/02/2024 10:16

    Pse nuk thoni te verteren vdiqen nga vaksina sic po vdesin te tere me atak kariak?

    Përgjigju
  • soni: 02/02/2024 06:31

    sa gjynah,,,,qofshin te xhenetit,,ngushellime familjes,,,po farefis nuk kishin keto ne korce qe ti teleffononin...zoti ju dhente force...kemi humbur solidaritetin me njerezit..sic ka qene me pare...

    Përgjigju
  • Lui: 01/02/2024 18:59

    Sa fatkeqe paskeni qene moj te shkreta...?! :( Ajo e shkreta aq e re dhe e ema qe paska vuajtur akoma me shume. DHe nga pamundesia per te levizur ka dhene shpirt.. Me tragjedi s’ka si behet..!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?