Kronikë

Korçë/ Publikonin foto e video intime të adoleshentëve, arrestohen 2 vajzat që menaxhonin faqen e Instagramit (EMRI)

7 Shkurt, 19:19| Përditesimi: 8 Shkurt, 13:16

  • Share

KORÇË – Dy vajza nga Korça, njëra 19 vjeçare dhe tjetra 17 janë arrestuar si administratore të një faqeje në instagram ku publikoheshin  materiale denigruese për minorenët dhe adoleshentët, shpesh edhe video apo foto intime.

Në njoftimin e policisë thuhet se një nga vajzat e ndaluara është 17 vjeçe, ndërsa tjetra është 19 vjeçe, Persea Malaveci. 

Blutë thonë se zbulimi i dy administratore të kësaj faqeje denigruse u bë falë bashkëpunimit të ngushtë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale me kompanitë ndërkombëtare Meta Inc. dhe Google Inc..

Ky operacion ka ardhur pas një denoncimi lidhur me hapjen e një profili në rrjetin social Instagram, ku publikoheshin shkrime me natyrë bullizuese, denigruese, si dhe shpërndaheshin foto dhe video intime të vajzave të mitura, nxënëse të shkollave të ndryshme në qytetin e Korçës.

"Nga hetimi intensiv, u identifikuan dhe ndaluan dy shtetase, për veprën penale “Pornografia me të mitur”, të cilat ishin të përfshira në këtë veprimtari kriminale:

P. M, 19 vjeçe, banuese në Korçë, administratorja e profilit të krijuar në rrjetin social Instagram, ku publikoheshin materiale me përmbajtje bullizuese dhe denigruese.
 17-vjeçare, banuese në Korçë, e cila është identifikuar si person përgjegjës për aplikacionin “Tellonym”, i lidhur me profilin e Instagramit",- njofton policia. 

Operacioni u kodua “CyberShield”

Ndaj dy vajzave, që gjenden në paraburgim, rëndon akuza “Pornografia me të mitur” që sipas Kodit Penal rrezikojnë deri në 2 vite burgim. 

Përmes një faqeje anonime në rrjetin social Instagram, 2 vajzat publikonin materiale denigruese për minorenët dhe adoleshentët, shpesh edhe video apo foto intime. Viktima të kësaj skeme kanë rënë dhjetëra nxënës shkolle të cilët ishin vënë në shënjestër të sulmeve nga kjo faqe, duke i shkaktuar një gjendje të rëndë psikologjike.

Disa prej tyre në anonimat të plotë treguan për Report Tv, se si ka funksionuar kjo faqe anonime e cila ka shpërndarë materiale për ta apo për miqtë e tyre. 

‘Sa e zbulova, kjo faqe u hap një ditë para se të më hidhnin mua, më tha një shok shiko se të kanë hedhur tek kjo faqe dhe e lexova(çfarë kishin shkruar),u ndjeva shumë keq kur e lexova se më ulën shumë, ishin gjëra kot pa lidhje. Nxirrte shumë foto të vajzave nudo, shumë budallallëqe, shumë gjëra që nuk ishin të vërteta. Mua më përfshinë me një vajzë që kam qenë i lidhur më parë, pastaj të hapnin name te faqja, jo me filanin me këto…shumë keq, jam mërzitur shumë, tha një fëmijë, i cili ka qenë viktimë e kësaj faqeje. 

Faqja në Instagram

K.M/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?