Foto ilustruese

Kronikë

Korçë/ Publikonin foto e video intime të adoleshentëve, arrestohen 2 vajzat që menaxhonin faqen e Instagramit

7 Shkurt, 19:19| Përditesimi: 7 Shkurt, 20:27

  • Share

KORÇË – Policia ka identifikuar dhe arrestuar dy vajza, të cilat nga hetimet rezultoi se ishin administratoret e faqes së instgramit në Korçë, ku publikoheshin foto, video intime dhe të dhëna me fjalë denigruese për adoleshentët.

Në njoftimin e policisë thuhet se një nga vajzat e ndaluara është 17 vjeçe, ndërsa tjetra është 19 vjeçe, me inicialet P.M.. Ato akuzohen tashmë për veprën penale “Pornografia me të mitur”.

Blutë thonë se zbulimi i dy administratore të kësaj faqeje denigruse u bë falë bashkëpunimit të ngushtë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale me kompanitë ndërkombëtare Meta Inc. dhe Google Inc..

"Nga hetimi intensiv, u identifikuan dhe ndaluan dy shtetase, për veprën penale “Pornografia me të mitur”, të cilat ishin të përfshira në këtë veprimtari kriminale:

* P. M, 19 vjeçe, banuese në Korçë, administratorja e profilit të krijuar në rrjetin social Instagram, ku publikoheshin materiale me përmbajtje bullizuese dhe denigruese.

* 17-vjeçare, banuese në Korçë, e cila është identifikuar si person përgjegjës për aplikacionin “Tellonym”, i lidhur me profilin e Instagramit",- njofton policia. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme.

Përmes një faqeje anonime në rrjetin social Instagram, 2 vajzat publikonin materiale denigruese për minorenët dhe adoleshentët, shpesh edhe video apo foto intime.

Pjesë e kësaj skeme kanë rënë dhjetëra të rinj të cilët ishin vëne në shënjestër të sulmeve nga kjo faqe., duke i futur ata në një gjendje të rëndë psikologjike.

Disa prej tyre në anonimat të plotë treguan për Report Tv, se si ka funksionuar kjo faqe anonime e cila ka shpërndarë materiale për ta apo për miqtë e tyre. 

Faqja në Instagram

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kushtin e PD që diaspora të votojë me dokumente të huaja?