Politikë

Korçë/ Puna për pastrimin e shtratit të lumit në Dunavec, Rama: Përmirëson kushtet për fermerët (VIDEO)

30 Maj, 10:42| Përditesimi: 30 Maj, 10:52

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot disa pamje nga puna për pastrimin e shtratit të lumit Dunavec të Korçës, me qëllim mbrojtjen e një sipërfaqe prej 3.6 hektarë tokë bujqësore.

Krah videos së publikuar kreu i qeverisë shprehet se ky investim përmirëson kushtet për fermerët, duke ruajtur prodhimin dhe garantuar cilësinë e produkteve.

“Vijojnë punimet për pastrimin e shtratit të lumit dhe rehabilitimin e argjinaturës për të përmirësuar kullimin dhe mbrojtjen e 3,620 ha tokë bujqësore në Dunavec, Korçë.

Ky investim përmirëson kushtet për fermerët, duke ruajtur prodhimin, rritur rendimentin dhe garantuar cilësinë e produkteve ‘MadeInAlbania’në tregun vendas dhe atë ndërkombëtar”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD kundër kërkesave të kandidatëve të saj për rinumërim, ishte vendim i drejtë?