Policia e Korçës ka arrestuar pronarin e firmës ku punonte 58-vjeçari që u aksidentua dje në lagjen nr 18. Në gjendje të lirë është proceduar tekniku firmës, si dhe pronari i banesës ku ndodhi ngjarja.
Të tre këta persona akuzohen se kanë shkelur rregullat e sigurisë në punë dhe rezultojnë të pa siguruar në organet kompetente.
Punëtori 58 vjeçar po punonte në një banesë kur ka rënë ka skela, dhe për pasojë po merr trajtim mjekësor në spital.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku ra aksidentalisht nga skela dhe ndodhet në spital shtetasi P. S., 58 vjeç, i cili punonte në banesën e shtetasit G. S., në lagjen nr. 18 Korçë, iu informojmë se: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin G. G., 61 vjeç, banues në Vloçisht (pronari i firmës ku punonte 58 vjeçari). Si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasi E. M., 38 vjeç me detyrë teknik firme dhe shtetasi M. S., 48 vjeç, pronari i banesës, pasi këta shtetas kanë shkelur rregullat e sigurisë në punë dhe rezultojnë të pa siguruar në organet kompetente. “, njofton policia.
Komente
