Korçë, qindra lakrorë me 2 peta u përgatitën në festën e Polenës! Edhe turistët shijojnë gatimin tradicional

13 Gusht 2023, 14:28| Përditesimi: 13 Gusht 2023, 14:43

  • Share

KORÇE - Jo vetëm vendas por edhe të huaj, në Polenë për të shijuar festën e lakrorit me dy peta

Për mbi 4 orë, amvisat polenake përgatitën një prej gatimeve tradicionale korçare, duke u dhënë të pranishmëve mundësinë ta shohin nga afër mënyrën e veçantë të përgatitjes së lakrorit në saç.

Qindra lakrorë u gatuan dhe u poqën me kujdes dhe më pas u tregtuan për të gjithë ata që kishin vendosur të shijonin një “copëz” Korçe.

E pikërisht procesi i pjekjes në saç është ajo që bën diferencën e shijes së këtij lakrori pohojnë amvisat të cilat shtojnë se gjithçka përgatitet me produkte të zonës, të prodhuara nga vetë ata.

 “Festa e lakrorit”, qe prej 15 vjetesh,  vjen si një ndërthurje e shijes së lakrorit të gatuar në çast, një panairi ushqimesh tradicionale të fshatit Polenë si dhe të Korçës, por edhe argëtimit, muzikë, dhe repertorit të këngëtarit të mirënjohur Spiro Roko.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?