Korçë/ Refuzoi t’i ndalonte Policisë në rrugë dhe u arratis, në banesë i gjejnë bazën e kokainës dhe lojërave të fatit! Shpallet në kërkim 33-vjeçari (VIDEO)

3 Tetor, 15:28| Përditesimi: 3 Tetor, 15:36

  • Share

Korçë- Një 33-vjeçar i ka shpëtuar aksionit policor duke u arratisur me makinë, teksa gjatë kontrollit të banesës i janë gjetur edhe sasi lënde narkotiku si provë materiale.

Operacioni i koduar “Sundimi i ligjit” çoi në sekuestrimin e dhjetëra dozave kokaine, por edhe në kryerje të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Sektori i Antidrogës, me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, pasi referuan materialet për kundërshtimin e të dyshuarit në aksionin e datës 27 Shtator, morën mandatin dhe ushtruan kontroll në banesën e shtetasit të shpallur në kërkim M. D., 33 vjeç, banues në qytetin lindor.

“Gjatë kontrollit në këtë banesë u gjetën dhjetëra doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. I dyshuari është shpallur në kërkim për veprat penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “organizimi i lotarive të palejuara” dhe “mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, njoftoi policia vendore.

Policia sqaroi se ditën e kontrollit të mjeteve në rrugë, i dyshuari s’iu bind urdhrit për t’u ndalur dhe u largua me shpejtësi. Nga këtu lindi dyshimi se ushtronte veprimtari kriminale të shitjes së lëndëve narkotike dhe të organizimit të lojërave të fatit, pasi kishte edhe informacioneve të mbledhura në rrugë operative.

Hetimet po kryhen bashkë me Prokurorinë e Rrethit, teksa 33-vjeçari vijon ende në kërkim.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?