KORÇË- Rreshjet e orëve të fundit kanë qenë intensive por sipas informacioneve të siguruara deri në këto momente fatmirësisht deri tani nuk janë shkaktuar permbytje.
Sa i perket furnizimit me energji elektrike gjatë mbremjës për shkak te erës se forte kanë mbetur pa energji fshatrat e njësisë administrative Vithkuq ndërsa në bashkinë e Maliqit njesia administrativr moglicë fshatrat Popcisht dhe Kucakë.
Gjithashtu pa energji elektrike kane qene edhe fshatra të njësisë Administrative Leskovik ndersa në bashkinë e Pogradecit fshatra të Njësisë Administrative Dardhas.
Të gjitha grupet e punes ndodhrn ne terren dhe do të bëjnë të mundur riparimin e çdo defekti për tu furnizuar me energji të gjitha fshatrat e lartpërmendura.
Lajmi kryesor:
Stuhia 'Ciaran'/ Në Tiranë përmbyten dhjetëra biznese! Probleme në akse rurale e furnizim me energji! Prishet ura, izolohen 34 familje në Panarit
B.V//ReportTv.al