Sociale

Korçë/ Rritet fluksi i automjeteve në Qafë-Thanë! Festat e fundvitit krijojnë radhë të gjata të udhëtarëve nga Maqedonia e Veriut

30 Dhjetor 2024, 18:52| Përditesimi: 30 Dhjetor 2024, 19:51

  • Share

KORÇË - Mbrëmjen e sotme në pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Thanës është rritur përsëri fluksi i lëvizjes së automjeteve.

Dhjetëra shtetas nga Maqedonia e Veriut po hynë drejt shtetit Shqiptar, duke krijuar radhë të gjata dhe pritje të cilat shkojnë deri në një orë.

Nga autoritetet bëhet e ditur se shkak është bërë pala Maqedonase e cila nuk punon me procedurë të përshpejtuar duke krijuar kështu pritje për udhëtarët.

Gjithashtu mësohet se po punohet me 3-4 sportele në hyrje të Shqipërisë.

Me afrimin e festave të fundvitit është rritur dhe numri i kalimeve në doganat e juglindjes, ku të shumta janë shtetasit të cilët kanë hyrë në drejtim të vendit tonë brenda pak ditësh.

G.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?