Korçë- Rastet e defekteve në rrjetet elektrike në qarkun e Korçës, si pasojë e rrjetit të amortizuar, po tregojnë se një pjesë e zjarreve vien edhe për shkak të kabujve elektrikë nga shtyllat e tensionit të lartë dhe të ulët.
Pas dy precedentëve ditët e fundit në Pogradec dhe Devoll, një tjetër është raportuar dje në fshatin Çiflig të Korçës.
Policia vendore konfirmoi se “dyshohet se për shkak të një shkëndije në rrjetin elektrik, ka rënë zjarr dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimë të mbjella” në këtë zonë.
Pas hetimeve paraprake, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Komente

Kujdes se zjarri mund të lindë JO nga linjat e 10k.v., por nga mbi 30kv.e lartë dhe probabiliteti është shumë i ulët në terene me bimësi të ulët dhe më i lartë në terrene të pyllëzuara .
Përgjigju