Foto ilustruese

Kronikë

Tentoi të sillte bagëtitë pa dokumentacion, arrestohet një person në Kapshticë

14 Qershor, 10:37| Përditesimi: 14 Qershor, 11:06

  • Share

Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit Korçë ka intensifikuar kontrollet lidhur me transportin e bagëtive të imta nga vendet fqinje.

Në pranga ka rënë një person i cili u kap në pikën kufitare të Kapshticës duke tentuar të sillte në vendin tonë disa bagëti të imta (shqerra) pa dokumentacionin shoqërues.

Burime për Report Tv bëjnë me dije shtetasi me inicialet K.F. u konstatua gjatë kontrollit në doganë nga shërbimet e policisë kufitare ndërsa mësohet se bagëtitë iu dorëzuan AKU-së për kryerjen e analizave nëse do të rezultojnë me sëmundje infektive.

Mbi të arrestuarin rëndon vepra penale e "kontrabandës me mallra të licensuara".

Vijojnë kontrollet në të gjitha pikat e kalimit kufitar dhe të kufirit të gjelbër nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë për të konstatuar rastet e paligjshme që lidhen me transportin e bagëtive të imëta.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?