Foto ilustruese

Korçë/ Sherr mes fëmijëve në Bulgarec gjatë lojës së futbollit! 12 vjeçari goditet me gur dhe përfundon në spital

19 Nëntor, 16:32| Përditesimi: 19 Nëntor, 16:33

  • Share

KORÇË - Një tjetër sherr mes të miturësh ka ndodhur, kësaj here në fshatin Bulgarec të Korçës.

Dy fëmijë të moshës 12 vjeçare janë zënë me njëri tjetrin gjatë një loje futbolli dhe njëri prej tyre ka goditur me gurë fëmijën tjetër. ky i fundit ndodhet në spital ku po merr mjekime në spital, pa probleme për jetën.

Sakaq fëmija që goditi me gur është së bashku me prindin në komisariat. Ndërkohë rrethanat e ngjarjes po sqarohen nga grupi hetimor.

'Rreth orës 14:00, në fshatin Bulgarec, dy të mitur 12 vjeçar gjatë lojës (futboll), janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Nga konflikti është dëmtuar lehtë me gur njëri prej tyre, i cili po merr mjekim në spital pa probleme për jetën.

12-vjeçari tjetër, së bashku me prindin, është shoqëruar në Komisariat.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.', njofton policia.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?