KORÇË - Një përleshje masive dhe e dhunshme me sende të forta, u shënua mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen numër 1 në qytetin e Korçës, si pasojë e të cilit mbetën të plagosur me thikë 2 të rinj. 10 persona të cilët u përfshinë në sherr me njëri-tjetrin, u arrestuan, ndërsa në kërkim u shpall një 38-vjeçar.
Policia identifikoi 54-vjeçarin Dritan Pino, të arrestuar tashmë, si autorin e plagosjes me thikë të dy 31-vjeçarëve, Mihal Zhidro dhe Sotiraq Shkurti. I dyshuari akuzohet për disa vepra penale, nga vrasje me dashje e mbetur në tentativë, plagosje e rëndë me dashje, shkatërrim i pronës, prishje e qetësisë publike dhe mbajtja e armëve të ftohta pa leje
Ndërkohë, 9 të arrestuarit e tjerë, nga mosha 21 deri në 51 vjeç të gjithë banues në Korçë, akuzohen për plagosje me dashje. Kur janë marrë në pyetje – efektivët thonë – se të gjithë të arrestuarit kanë dhënë deklarata të rreme.
Nga konflikti policia thotë se pati edhe dëme materiale në lokal. Nga një foto që siguron Report Tv, grupet shihen teksa godasin njëri-tjetrin në sherrin masiv ku kanë hedhur edhe karriget e lokalit ndaj njëri-tjetrit. Në përplasje, ata përdorin edhe shkopinj bejsbolli, derisa situata degradoi deri në përdorimin e thikës.
Motivi i sherrit nuk është ende i qartë, dhe nga policia argumentohet si “banal” por të gjithë të përfshirët ishin nën efektin e alkoolit.
Ky episod dhune i klientëve, vuri në hetim në gjendje të lirë edhe pronarit e lokalit për "Punësim të paligjshëm", pasi policia zbuloi se kishte punonjës të paregjistruar.
Foto nga sherri në lokal mes dy grupeve në Korçë, 31 gusht
Dritan Pine
54-vjeçari në foton e mësipermë është Dritan Pine, autori i plagosjes më thikë të Mihal Zhidros dhe Sotiraq Shkurtit në një lokal në zonën e parkut të Korçës, mbrëmjen e 31 gushtit 2025. Ai akuzohet për veprat penale "Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, "Plagosja e rëndë me dashje", "Plagosja e lehtë me dashje", "Shkatërrimi i pronës", "Deklarimi i rremë para oficerëve të policisë gjyqësore", "Prishja e qetësisë publike" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".
Policia ka bërë publike detaje të reja nga sherri masiv që ndodhi mbrëmjen e 31 gushtit në një lokal në zonën e parkut në Korçë, ku mbetën të plagosur me thikë 2 persona.
Numri i personave që ishin të përfshirë në sherr dhe janë arrestuar ka shkuar në 10. Ata janë Dritan Pino, Petrika Ropi, Ilir Shukulli, Rafail Kocaqi, Salvi Asllan, Mihal Zhidro, Serxhio Mema, Gersi Dervishi, Sotiraq Shkurti dhe Kristi Lamçe.
Dritan Pino akuzohet për veprat penale "Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, "Plagosja e rëndë me dashje", "Plagosja e lehtë me dashje", "Shkatërrimi i pronës", "Deklarimi i rremë para oficerëve të policisë gjyqësore", "Prishja e qetësisë publike" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta", ndërsa 9 të tjerët për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje", "Plagosja e lehtë me dashje", "Shkatërrimi i pronës", "Deklarimi i rremë para oficerëve të policisë gjyqësore" dhe "Prishja e qetësisë publike".
Gjithashtu blutë kanë shpallur në kërkim një 38-vjeçar, të identifikuar me inicialet E.K., i dyshuar si i përfshirë në konflikt.
Pa gjë nuk ka shpëtuar as pronari i lokalit ku ndodhi sherri, i cili është vënë nën hetim për veprën penale "Punësimi i paligjshëm", pasi nga verifikimet rezultoi se kishte punonjës të paregjistruar.
“Në vijim të veprimeve për rastin u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për pronarin e lokalit ku ndodhi konflikti, shtetasin R. I., 45 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale "Punësimi i paligjshëm", pasi nga verifikimet rezultoi se kishte punonjës të paregjistruar në organet kompetente”,- njofton policia.
Report Tv ka siguruar foto nga momenti i përleshjes fizike mes 2 grupeve shoqërore në një lokal në zonën e parkut në Korçë, mbrëmjen e 31 gushtit. Nga sherri mbetën të plagosur me thikë 3 persona, ndërsa policia deri tani ka arrestuar 9 veta, mes tyre 3 autorët e dyshuar të plagosjeve dhe vetë të dëmtuarit.
Komente

I beri trima alkooli qe pine.
Përgjigjuepo kjo nuk ishte degjuar. Korcaret qenkan bere trima. Se mos jane zene per kerrnacka se per gje tjeter sjane.
PërgjigjuJane te ardhur nga malet! Korcaret per verteti, nuk therrin dot nje pule, i ze gjaku!