Kronikë

Korçë/ Shisnin kokainë e kanabis në doza, arrestohen burrë e grua! Në pranga edhe bashkëpunëtori i tyre (EMRAT)

2 Qershor, 09:28| Përditesimi: 2 Qershor, 09:53

  • Share

Korçë- Tre persona kanë rënë në prangat e policisë mes tyre edhe një çift bashkëshortësh pasi shisnin kokainëe kanabis në doza në qytetin e Korçës.

Të arrestuarit janë identifikuar si Olger Shullëri, Zini Çiço dhe  J. Çiço.

Gjatë kontrolleve të kryera blutë gjetën në parukerinë e 43 vjeçares dhe në makinën e bashkëshortit të saj kokainë në doza. Ndërsa në banesën e tyre efektivët gjetën kanabis edhe 2 peshore elektronike.

Lënda narkotike, 2 automjete, 3 celularë dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale u sekuestruan si provë materiale.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të goditjeve ndaj veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin e Forcën e Posaçme "Shqiponja", si rezultat i hetimeve të bazuara në informacionet policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Next”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim, shtetasit: 

 Z. Ç., 55 vjeç dhe J. Ç., 43 vjeçe (bashkëshortë), banues në Korçë;

O. Sh., 36 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". 

Shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 4, Korçë, gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin O. Sh. dhe pasagjer shtetasi Z. Ç., dhe gjatë kontrrollit fizik ndaj tyre, kanë gjetur sasi lënde narkotike kokainë dhe një shumë parash. Më pas, gjatë kontrollit në banesat e tyre, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në dhjetëra doza gati për shitje dhe 2 peshore elektronike.  

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në subjektin (parukerinë) e shtetases J. Ç., u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza gati për shitje. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se ka pasur rezultat aksioni për lirimin e hapësirave publike?