Dozat e kanabisit

Kronikë

Korçë/ Shiste kanabis në doza, arrestohet 28-vjeçari dhe procedohet penalisht klienti i tij

15 Qershor, 09:40| Përditesimi: 15 Qershor, 09:41

  • Share

KORÇË – Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi u arrestua në flagrancë, teksa shiste lëndë narkotike të dyshuar kanabis, në doza në qytetin e Bilishtit.

Përveç 28-vjeçarit me inicialet E.M., policia procedoi në gjendje të lirë edhe nj 22-vjeçar me inicialet A.B., pasi dyshohet se kishte blerë një sasi kanabisi nga 28-vjeçari.

Gjatë operacionit “Dozat”, u sekuestruan në cilësinë e prova materiale dhjetëra doza kanabisi të ndara gati për shitje, një sasi kanabisi në formë boçe, 2 peshore elektronike dhe 2 aparate celularë.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Devoll, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave në doza, në zonën e Bilishtit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Dozat”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 28 vjeç, banues në Bilisht, i cili shiste lëndë narkotike të dyshuar kanabis, në doza në qytetin e Bilishtit.

Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. B., 22 vjeç, banues në Hoçisht, Devoll, pasi dyshohet se kishte blerë një sasi kanabisi nga 28-vjeçari”,-njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?