Foto ilustruese

Korçë/ Shkaktoi aksident në gjendje të dehur dhe me shpejtësi të lartë, AMP arreston efektiven e policisë

13 Nëntor, 11:30| Përditesimi: 13 Nëntor, 11:31

  • Share

Korçë- Arrestohet një punonjëse e Policisë në Korçë, pasi akuzohet se shkaktoi aksident në gjendje të dehur.

Efektivja me inicialet L.L., u prangos nga efektivët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, pasi një ditë më parë (12 Nëntor), jashtë orarit të shërbimit dhe në gjendje të dehur, ka bërë një aksident automobilistik.

Nga aksidenti pati vetëm dëme materiale, por pas këqyrjes nga policia dhe veprimeve paraprake, rezultoi se L.L., kishte konsumuar alkool dhe ishte me shpejtësi tej normave të lejuara.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?