Korce- Shtatë persona u arrestuan në kuadër të fazës së dytë të operacionit antidrogë të koduar “Break’ i zhvilluar pas një hetimi proaktiv, njëvjeçar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Korçës, për shkatërrimin e një grupi kriminal që shiste lëndë narkotike në afërsi të shkollave dhe në lokale nate, në qarkun Korçë.
Gjatë kësaj faze: u vunë në pranga 7 shtetas, njëri prej tyre organizator i grupit; u shpall në kërkim 1 shtetas si dhe u proceduan në gjendje të lirë 6 shtetas.
Gjithashtu u identifikua si bashkorganizator i këtij grupi dhe një shtetas aktualisht i ndaluar në Itali, për heqje të paligjshme të lirisë.
Konkretisht, gjatë kësaj faze, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, e caktuar nga Gjykata e Korçës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, për shtetasit Adi Manoku, 39 vjeç (me rolin e organizatorit), Besmir Gjezar, 37 vjeç, Kristi Dule, 27 vjeç, Mateo Jahollari, 19 vjeç, Marjus Lako, 34 vjeç, Stiljan Lako, 37 vjeç dhe Erdis Hysi, 27 vjeç.
Pjesëtarëve të grupit iu sekuestruan sasi të lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, shuma parash që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndëve narkotike, si dhe 1 peshore elektronike, 3 automjete dhe 9 celularë.
1- Adi Manoku ,39 vjeç (Organizatori)
2- Besmir Gjezar, 37 vjeç
3- Kristi Dule, 27 vjeç
4- Mateo Jahollari, 19 vjeç
5- Marjus Lako, 34 vjeç
6- Stiljan Lako, 37 vjeç
7- Erdis Hysi, 27 vjeç
1 ne kerkim