Sociale

Korçë/ Shtëpia iu dogj nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Kryefamiljari për Report Tv: Ishte i qëllimshëm

25 Shtator, 16:47| Përditesimi: 25 Shtator, 17:44

  • Share

Korçë-Në fshatin Strelcë të Maliqit, dy ditë më parë, një banesë u shkrumbua plotësisht nga një zjarr, që sipas policisë dyshohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Familja Zito, e përbërë nga kryefamiljari Sazan Zito, tre fëmijët e tij, si dhe nëna e moshuar, mbeti pa asnjë strehë në prag të stinës së reshjeve dhe uljes së temperaturave.

Fatmirësisht, nuk pati viktima apo persona të lënduar, por flakët përfshinë gjithë banesën, duke e bërë të pamundur ndërhyrjen për të shpëtuar diçka. Kryefamiljari kujton momentet e zjarrit, teksa njoftoi policinë dhe pa me sytë e tij shtëpinë duke u përpirë nga flakët.

Përveç banesës, u dogjën edhe veglat e punës dhe rezervat ushqimore për bagëtitë, duke e lënë familjen pa asnjë burim jetese. Sazan Zito ngre dyshime se zjarri mund të mos ketë qenë aksidental.

‘Këtu ishte komplet zairja, këtej ishte shtëpia dhe këtej bidonat e rakisë dhe ja kanë vënë flakën kasolles ia kanë vënë me qëllim më panë mua që ika në Maliq. Nga kasollja mori flakë edhe banesa që ne jetonim. Çdo gjë është djegur as rrobat e trupit nuk mora dot. Ajo është me qëllim është e përgatitur. Unë kam 3 fëmijë të mitur’, tha ai.

Pas kësaj fatkeqësie, ai bën apel për ndihmë tek kushdo që mund t’i gjendet pranë, pasi pesë anëtarët e familjes ndodhen tashmë nën qiell të hapur, në kushte tepër të vështira. 

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?