Situata nga moti në Korçë/ Temperaturat shënojnë deri në -5 gradë në Dardhë! Në aksin Shtyllë-Panarit rekomandohet kalimi me zinxhir

17 Dhjetor 2023, 09:30| Përditesimi: 17 Dhjetor 2023, 10:11

  • Share

Në qarkun e Korçës gjatë natës reshjet janë ndërprerë. Për shkak të temperaturave të ulta borëpastrueset kanë qenë në terren prej orëve të para të mëngjesit për të bërë kriposjen e rrugëve.

Në zonën e Dardhës aty ku termometri ka shënuar deri në - 5 gradë gjatë natës, kanë qenë dy borëpastruese për të bërë të mundur kriposjen e gjithë segmentit.

3 borëpastruese kanë qenë në aksin nacional Korçë-Ersekë në qafën e qarrit për të bërë kriposjen dhe 2 të tjera në zonën e Voskopojës.

Edhe në majën e Mashkullorës aty ku trashësia e dëborës shkoi deri në 1 metër, në të gjithë segmentin Shtyllë-Panarit është punuar që prej ditës së djeshme dhe aktualisht edhe në këtë segment nuk shfaqen probleme, por drejtuesit e mjeteve që përdorin këtë aks përveç gomave dimërore duhet të pajisen edhe me zinxhirë.

Ndërkohë në gjithë qarkun nuk shfaqen problematika, të gjitha rrugët janë të hapura por drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar sidomos në zonat dhe segmentet e prekura nga dëbora dhe  përveç gomave dimërore duhet të kenë me vete edhe zinxhirët.

Aktualisht në Korçë termometri shënon -1 gradë ndërsa në zonën e Dardhës -2. Ndërkohë disa fshatra raportohet se janë pa energji elektrike. Konkretisht fshatrat Leshnjë, Lekas, Mazrekë, Osoje, Gjinikas, Gur i Kuq, Mollas.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?