Gjykata le në burg 56 vjeçarin Nesti Zhobro, i cili u arrestua 2 ditë më parë nga policia pasi tentoi të kryente veprime të turpshme me dy vajza të mitura 7 dhe 8 vjeçare.
Prokuroria kërkoi masën e sigurisë "arrest në burg" për Zhobron, masë e cila u pranua nga gjykata.
Ngjarja ndodhi dy ditë më parë, në lulishten e Shën Mërisë në qytet, kur dy të miturat kanë qenë duke luajtur dhe 56- vjeçari u është afruar me pretendimin për të luajtur së bashku me to, ndërsa nga dëshmitë e të miturave mësohet se ai ka tentuar ti prekë në pjesë të trupit.
Nesti Zhobro është denoncuar dhe proceduar në gjendje të lirë më herët për vepra të tilla penale.
S.B//ReportTv.al'Në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjitshëm Korçë, u zhvillua sot në datën 11.09.2024 ora 09:00 seanca me objekt: "Vleftësim arresti në flagrancë, caktim mase sigurimi", ndaj shtetasit N.Zh i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Vepra të turpshme", parashikuar nga neni 108/1 i Kodit Penal, ku gjykata në përfundim vendosi: Pranimin e kërkesës. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit "Arrest në burg" për këtë shtetas", njoftoi gjykata.