Një 36-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar ditën e sotme nga Policia Korçë, pasi në bashkëpunim me një tjerë do të transportonte kundrejt pagesës, 21 emigrantë të paligjshëm.
I shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor “Midnight 14”, R. S., 36 vjeç, banues në fshatin Belorta, Korçë.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë ndaluan shtetasin në kërkim R. S., 36 vjeç, banues në fshatin Belorta, Korçë. Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor “Midnight 14”, të finalizuar më datë 09.08.2023, në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë do të transportonte kundrejt pagesës, 21 emigrantë të paligjshëm.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.”
Lajmi në përditësim...