Korçë, trafik armësh drejt Greqisë nga kufiri i gjelbër, arrestohet 18-vjeçari që nuk iu bind urdhrit për të ndaluar

5 Tetor 2022, 17:00| Përditesimi: 5 Tetor 2022, 17:15

  • Share

Një 18-vjeçar i identifikuar si Oresti Spaho është arrestuar nga policia e Korçës pasi po kryente trafik armësh drejt Greqisë nga kufiri i gjelbër.

Policia u vu në lëvizje pasi mori informacione se disa persona po tentonin të trafikonin armë zjarri nga Shqipëria në drejtim të Greqisë. Në lagjen nr. 10, Korçë, lokalizuan automjetin tip “Mercedes-Benz”, me të cilin dyshohet se do të transportoheshin armë zjarri. Punonjësit e Policisë i kanë bërë me shenjë Spahos, që të ndalonte automjetin, por ai nuk iu është bindur urdhrit të tyre dhe ka tentuar të largohet me shpejtësi, por është kapur dhe ndaluar menjëherë. 

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet u gjetën 1 armë zjarri pushkë automatike, municion luftarak dhe 2 fitila zjarrpërcjellës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Në kuadër të operacionit të koduar ‘Fajanca’, pas hetimit 1 mujor u vu në pranga i riu që akuzohet për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?