Foto ilustruese

Kronikë

Korçë/ Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 40-vjeçari! Kërkonte 600 euro për person (EMRI)

10 Gusht, 10:56| Përditesimi: 10 Gusht, 14:54

  • Share

Korçë - Besmir Mollanji, është prangosur nga blutë e Korçës pasi akuzohet për transport të emigrantëve të paligjshëm.

40 vjeçari u kap në flagrancë në afërsi të fshatit Boboshticë, teksa po lëvizte me një automjetin tip "Nissan".

I arrestuari kërkonte 600 euro për person teksa u premtonte kalimin dhe transportin drejt destinacionit final, që ishte shteti Italian. Për të shmangur kontrollet ai merrte në makinë nga një emigrant për çdo rrugë.

Sekuestrohen 1 automjet, një shumë parash dhe 2 celularë.

Njoftimi i policisë:

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit për kalim të paligjshëm të kufirit, në bazë të informacione të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin:

B. M., 40 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".

Ky shtetas u kap në afërsi të fshatit Boboshticë, duke drejtuar automjetin tip "Nissan", i cili  po transportonte kundrejt fitimit prej 600 eurosh për person emigrantë nga Egjipti, duke u premtuar kalimin dhe transportin drejt destinacionit final, që ishte shteti Italian.

40 vjeçari për të mos krijuar dyshime me qëllim shmangien e kontrollit të Policisë merrte në automjet nga një emigrant për çdo rrugë.

Materialet procedurale kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se hapësirat publike që po çlirohen do 'ripushtohen' sërish?