Korçë/ Transportonte emigrantë të paligjshëm, pranga 36-vjeçarit! Në kërkim bashkëpuntori

8 Korrik, 13:02| Përditesimi: 8 Korrik, 13:06

  • Share

Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës, pasi kryente transport të paligjshëm të emigrantëve.

Sipas policisë, 36-vjeçari banues në Tiranë, është kapur, në aksin rrugor “Maliq-Gramsh”, gjatë kohës që transportonte me automjetin tip “Ford”, në drejtim të Tiranës, kundrejt pagesës, 4 emigrantë nga vendet e treta.

Ndërkohë, vijon puna për kapjen e një personi tjetër të dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi i policisë:

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, i DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Maliq, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Aksi 2”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi A. B., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është lokalizuar nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Maliq-Gramsh”, gjatë kohës që transportonte me automjetin tip “Ford”, në drejtim të Tiranës, kundrejt pagesës, 4 emigrantë nga Vendet e Treta, që kishin synim kalimin e paligjshëm të kufirit. Në momentin që ka konstatuar punonjësit e Policisë, shtetasi A. B. ka tentuar t’i largojë emigrantët, nga automjeti, por është kapur dhe ndaluar bashkë me ta.

Vijon puna për kapjen e shtetasit E. H., 41 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?