Foto ilustruese

Kronikë

Korçë/ Tre persona në pranga dhe 2 nën akuzë, në kërkim për drogë e thyerje mase! Nën hetim edhe 61-vjeçarja, i zaptoi tokën ish-burrit

13 Shkurt, 15:56| Përditesimi: 13 Shkurt, 16:02

  • Share

Korçë- Agjentët e Antidrogës prangosën E. A., 45 vjeç dhe A. M., 36 vjeç, banues në Korçë, pasi ndaj tyre ishte caktuar nga Gjykata e Rrethit masa e sigurisë arrest me burg, për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 

Kurse specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan 52-vjeçarin I. S., i cili akuzohet se ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, i caktuar nga Gjykata, për veprën penale “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Edhe Policia e Devollit bëri me dije se ka referuar materialet në prokurori për hetim në gjendje të lirë ndaj D. S., 61 vjeçe, banuese në fshatin Baban, pasi me vetëgjyqësi ka zaptuar një sipërfaqe toke në pronësi të ish-bashkëshortit të saj. 

Dhe specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Ersekë morën nën hetim një 17-vjeçar, që është konfliktuar fizikisht me një bashkëmoshatar, për motive të dobëta.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?