KORÇË- Pronari 50-vjeçar i një marketi, Enel Spahillari është vënë në prangat e policisë së Korçës pasi tregtonte në dyqani e tij produkte ushqimore të skaduara
Entel Spahillari, tregtonte në marketin e tij fishekzjarrë dhe mallra kontrabandë. Sipas njoftimit të policisë së Korçës, Spahillari ndërhynte në stampat e datave të skadencës së produkteve ushqimore.
Gjatë kontrollit të ushtruar në marketin në pronësi të tij, në lagjen nr. 5, u gjet një sasi e konsiderushme mallrash dhe produktesh industriale dhe ushqimore, nga të cilat një pjese i kishte kaluar afati i skadencës dhe kishte ndërhyrje të dukshme në stampat e këtyre datave, pije alkoolike dhe energjike të dyshuara të kontrabanduara dhe lëndë piroteknike (fishekzjarre) që tregtoheshin pa licencën e posaçme.
Këto mallra dhe produkte u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme
Edhe shërbimi i detyruar ushtarak do ishte gjëja më e duhur për meshkujt pasi brezat që po rriten po humbasin emrin mashkull
Përgjigju