Foto ilustruese

Kronikë

Korçë/ U gjenden medikamente kontrabandë, nën akuzë 2 pronarët e farmacive! Dyshohet se ilaçet u futën nga Greqia

12 Korrik, 20:31| Përditesimi: 12 Korrik, 20:33

  • Share

Korçë- Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia.

Kontrolli i ushtruar në mënyrë të befasishme nga autoritetet në ambientet e subjekteve të tyre, zbuloi sasi ilaçesh pa dokumentacion dhe të futura kontrabandë, ndërsa hetimet janë ende aktive.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare konfirmuan se i referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për A. M., 28 vjeç, dhe L. Q., 43 vjeçe, banues në Korçë.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektet e tyre farmaci, që këta shtetas administronin, u gjetën dhe u sekuestruan, një sasi medikamentesh të dyshuara të futura kontrabandë nga Greqia”, bëri me dije policia vendore për detajet e para të këtij aksioni.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama kërkon shkarkimin e administratorëve e nënkryetarëve, si e vlerësoni?