Lëndë drusore

Korçë/ U kap duke transportuar dru pa leje, i zbulohen dhe 3 punëtorë pa siguruar...vihet në hetim pronari

15 Maj 2020, 16:47| Përditesimi: 15 Maj 2020, 16:52

  • Share

KORÇË- Pronari i një subjekti privat është vënë në hetim pasi i kap duke transportuar lëndë drusore pa leje dhe nuk kishte deklaruar 3 punëtorët.

Bëhet fjalë për 32-vjeçar me inicialet B. D.,. Ai u kap duke transportuar me mjetin furgon tip “Benz”, 8 m sterë lëndë drusore, pa lejen e organeve përkatëse, por edhe pas kontrollit rezultuan që kishte fshehur të ardhurat pasi nuk kishte siguruar 3 punëtor të tij.

"Kapet duke transportuar lëndë drusore pa leje, si edhe fshehu të ardhurat duke mosdeklaruar pranë organeve tatimore 3 punëtorët e tij, procedohet penalisht administratori i një subjekti privat. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë të paligjshme të prerjes së pyjeve, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë kanë ushtruar kontrolle të shumta në vijën e gjelbër si rezultat i të cilave në fshatin Miras, Devoll, kanë kapur shtetasin B. D., 32 vjeç, duke transportuar me mjetin furgon tip “Benz”, 8 m sterë lëndë drusore, pa lejen e organeve përkatëse.

Nga verifikimet e mëtejshme hetimore, specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, konstatuan se shtetasi i mësipërm duke qenë administrator i një subjekti privat për transportimin dhe tregëtimin e lëndës drusore, kishte fshehur të ardhurat pasi nuk kishte siguruar pranë organeve tatimore, 3 punëtorë të tij. Ndaj 32-vjeçarit, filloi procedimi penal në gjendje të lirë dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme", njofton policia.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • bislimi: 15/05/2020 16:58

    Futini nje gjobe ketij palacosh qe pret pyjet me 10 fishin e vleres te drureve te prera...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?