Kronikë

Korçë/ U konfliktuan fizikisht me 2 persona dhe kundërshtuan punonjësit e policisë, 3 në pranga (VIDEO)

18 Gusht, 15:27| Përditesimi: 18 Gusht, 17:34

  • Share

3 persona mes të cilëve një punonjës i tatimeve në Korçë janë arrestuar pasi u përfshinë në një sherr të ndodhur gjatë Festës së Birrës që po zhvillohej në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur më datë 18.08.2025, rreth orës 01:00, në lagjen nr. 17, Korçë, në vendin ku ishte duke u zhvilluar Festa e Birrës. 

Sipas informacioneve punonjësi i tatimeve i identifikuar si Aurel Mullalli 51- vjeç dhe dy personat e tjerë që ishin së bashku me të, në gjendje të dehur janë konfliktuar me një vajzë dhe një djalë që ishin punonjës tek njëra prej stendave të aktivitetit duke përdorur edhe dhunë fizike, ndërsa më pas kanë kundërshtuar me forcë edhe punonjësit e policisë gjatë shoqërimit. 

Përveç 3 të arrestuarve policia bën me dije se nisi procedimi edhe për 7 persona të tjerë shokë të tre të arrestuarve, të cilët janë përpjekur të pengojnë forcat e policisë për të shoqëruar 3 personat në fjalë.

‘Në përfundim të veprimeve hetimore të kryera nga oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë së Korçës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, u arrestuan në flagrancë  shtetasve Aurel Mullalli, 51 vjeç, S. M., 23 vjeç, dhe E. B., 40 vjeç, banues në Zëmblak, për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Plagosja e lehtë me dashje", kryer në bashkëpunim.  

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit A. P., 21 vjeç, banues në Tiranë, A. P., 30 vjeç, banues në fshatin Kuç i Zi, B. H., 18 vjeç, D. M., 35 vjeç, G. B., 19 vjeç, L. M., 39 vjeç dhe Xh. H., 25 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik", njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?