Kronikë

Korçë/ U mori 1000 euro për kalimin drejt vendeve të BE-së, arrestohet 20-vjeçari që transportonte 12 emigrantë të paligjshëm

17 Nëntor 2020, 14:10| Përditesimi: 17 Nëntor 2020, 14:19

  • Share

Një 20-vjeçar u arrestua nga policia pasi u kap duke transportuar 12 emigrantë të paligjshëm.

I riu me iniciale A.K. është ndaluar nga autoritetet në aksin rrugor Korçë-Pogradec pranë fshatit Buçimas.

Ai po udhëtonte me mjetin fuoristradë tip "Porsche" me 12 emigrantë të paligjshëm ku në këmbim të shumës 1000 euro u kishte premtuar atyre kalimin drejt vendeve të BE-së.

"Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Sektorin e Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor "Perimetri", kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 20 vjeç, banues në Tiranë" - njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.

E.M./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?