Katër veterinerë janë marrë për tu hetuar penalisht nga Policia e Korçës, pasi kanë lejuar transportimin e paligjshëm të 410 bagëtive të imta, në kundërshtim me urdhrin e Ministrit të Bujqësisë për ndalimin e përkohshëm të lëvizjes së tyre.
Nga kontrollet u konstatua se në fshatin Barmash, një automjet që po transportonte bagëti të imta nga Konispoli.
“Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit A. Sh., 58 vjeç, D. L., 53 vjeç, M. N., 53 vjeçe dhe S. I., 57 vjeç, banues në Sarandë dhe në Korçë, veterinerë në institucionet vendore në Korçë dhe në Sarandë.”-thuhet në njoftimin e policisë.
Të katër personat po hetohen për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi nuk kanë marrë masa për të zbatuar urdhrin e ndalimit të lëvizjes së bagëtive, duke i mundësuar transportuesit kalimin me 410 krerë bagëti, pa autorizim ligjor.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Policisë Kufitare kanë intesifikuar kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Si rezultat i kontrolleve të shtuara për zbatimin e urdhrit të ministrit të Bujqësisë, për ndalimin e përkohshëm të lëvizjes së bagëtive të imta, është evidentuar një rast i transportimit të bagëtive të imëta, në kundërshtim me këtë urdhër.
Procedohen penalisht për shpërdorim detyre, 4 veterinerë, përgjegjës për zbatimin e këtij urdhri.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të territorit, kanë konstatuar në fshatin Barmash, Ersekë, një automjet me të cilin po transportoheshin nga Konispoli, 410 bagëti të imëta.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit A. Sh., 58 vjeç, D. L., 53 vjeç, M. N., 53 vjeçe, dhe S. I., 57 vjeç, banues në Sarandë dhe në Korçë, veterinerë në institucionet vendore në Korçë dhe në Sarandë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi nuk kanë marrë masa për zbatimin e urdhrit nr. 575, datë 09.06.2025, të ministrit të Bujqësisë “Për ndalimin e përkohshëm të lëvizjes së kafshëve të gjalla të llojit dhen dhe dhi, në territorin e Republikës së Shqipërisë”. Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit E. Q., 43 vjeç, D. M., 33 vjeç dhe A. G., 56 vjeç, banues në Durrës, Tiranë dhe Korçë, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Komente
