Spitali i Korçës

Kronikë

Korçë/ U plagos pasi ndezi zjarr në stallë për t'u ngrohur, vdes pas disa orësh në spital

29 Tetor 2024, 20:45| Përditesimi: 29 Tetor 2024, 20:55

  • Share

Korçë- Ndezi zjarrin në një stallë për t'u ngrohur, por flakët dolën jashtë kontrollit, humb jetën pas disa orësh një burrë në spitalin e Korçës.

Policia vendore bëri me dije se shtetasi me inicialet Sh.F., fatkeqësisht nuk mundi t'i mbijetonte plagëve të marra.

Ngjarja u regjistrua pasditen e së martës në fshatin e largët Marjan. Sipas informacioneve paraprake nga policia, viktima në tentativë për të shuar flakët, ka marrë plagë kritike në trup.

Informacionet për ngjarjen tragjike janë ende të rezervuara dhe pritet që Policia nëpërmjet grupit hetimor, të zbardhë dinamikën dhe rrethanat.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?